Orari: 10:00-21:00
Home
  • DYQANE
  • GASTRONOMI
    • Bare
    • Restorante
    • Fast food
sq
  • en
Slide 1 of 1

Evente


Slide 1 of 2

TEG sjell xhunglën virtuale për fëmijë

20/04/2024

Nëse nuk shkon dot ti në xhungël, atëherë xhungla vjen te ty. Falë teknologjisë, më konkretisht Realitetit Virtual, sot të gjithë mund të përjetojmë emocionet e safarit dhe xhunglës dhe të përjetojnë disa çaste të papërsëritshme plot aventura. Tirana East Gate, si porta e të gjitha emocioneve, e ka krijuar këtë mundësi për fëmijët, duke sjellë ekskluzivisht xhunglën virtuale, VR Wild Nature, e cila mund të vizitohet nga data 20 prill deri në 6 maj, çdo ditë jave dhe në fundjavë, nga ora 12:00 deri në orën 20:00. Kjo përvojë unike, që vjen për herë të parë në Shqipëri, është falas dhe e hapur për të gjithë.   Fëmijët do të kenë mundësi të eksplorojnë botën e peizazheve më të bukura të xhunglës e safarit dhe së bashku ta shndërrojnë realitetin në një botë imagjinare magjike. Një aventurë ku vizitorët e vegjël do të kenë mundësinë të shkrihen me natyrën, duke ushqyer një gjirafë, duke vrapuar me një ari, duke përkëdhelur një gepard apo duke ngjyrosur një flutur përmes vizatimit interaktiv, për ta parë atë pastaj të marrë jetë përpara syve të tyre e të fluturojë larg. Një ekspozitë unike edukative e interaktive, ku fëmijët jo thjesht do të mahniten nga xhungla virtuale, por do të jenë edhe vetë aktivë gjatë lojërave të menduara enkas për ndërveprim. Mos e humbisni këtë eksperiencë unike dhe hyni në botën magjike të realitetit virtual. E ardhmja është këtu. Ejani dhe kënaquni!   Kini parasysh se, për sigurinë e fëmijëve tuaj gjatë lojës VR Wild Nature, është rreptësisht e ndaluar: Qëndrimi i prindërve brenda perimetrit të lojës. Përdorimi i cigareve elektronike apo pajisjeve vape. Konsumimi i pijeve dhe ushqimit brenda zonës Wild Nature. Fëmijët e pashoqëruar nga prindërit. Dëmtimi i elementeve dekorativë, tavolinave dhe karrigeve. Vrapimi brenda zonës Wild Nature (risk për dëmtim). Lëvizja e tavolinave dhe karrigeve brenda zonës Wild Nature.
Mëso më shumë

Të gjitha eventet

E Premte, 26 Prill 2024 - E Shtunë, 26 Prill 2025

  • Evente

    MAGJIA E FUNDVITIT NË TEG!🤩

    06/12/2023
    Mëso më shumë
  • Evente

    Shën Valentini

    10.02-14.02
  • Evente

    TEKSTURA E VESHJES KOMBËTARE NË TEG

    08.03 - 23.03
  • Evente

    TEG sjell xhunglën virtuale për fëmijë

    20.04 - 06.05
  • Evente

    🐾 MIQTË KATËRPUTROSHË 🐾

    01 - 04/04/2023
  • Evente

    DASMA E VITIT RIKTHEHET NË TEG! 👰🏼♀️💍

    14/02/2023
  • Evente

    Gatuajmë së bashku biskotat festive

    24/01/2023
  • Evente

    DITËLINDJA E TEG

    06/12/2022
  • Evente

    Ditëlindja e TEG

    11/11/2022
  • Evente

    ARTY PARTY NË TEG

    17/09/2022 - 18/09/2022
  • Evente

    Shën Valentini

    11/02/2022 - 14/02/2022
  • Evente

    Pikturo me piktorin

    31/05/2022