SHËRBIME
Shërbimet tona janë të larmishme dhe ju japin mundësinë të përfitoni sa më shumë nga vizita juaj në qendrën tonë tregtare.
PARKIMI
2 nivelet e parkimit nëntokësor bashkë me vendparkimet e zbuluara mundësojnë një kapacitet prej më shumë se 2000 vendesh.
Për më shumë informacion rreth sistemit të parkimit, KLIKO KËTU
TRANSPORTI ME AUTOBUS
Linja 2: Ish-Stacioni Trenit - Kopshti Zoologjik - TEG
Linja 8: Ish-Stacioni Trenit - Qendër - Sauk - Sanatorium - TEG
Shërbimi urban ofrohet nga linjat e transportit publik të Bashkisë Tiranë.
LEHTËSIME PËR FËMIJË
Sillni të vegjlit tuaj në ambientet tona miqësore, projektuar për të gjithë fëmijët.
Karroca për Fëmijë
Ky shërbim ofrohet FALAS për klientët me fëmijë deri në 3 vjeç, të cilët kanë nevojë të përdorin karrocat e bebeve/fëmijëve gjatë qëndrimit të tyre në qendër. Për më shumë informacion, vizitoni Info Point TEG!
Lexoni rregulloren KËTU
Shërbim Taxi
Taksitë mund t'i gjeni pranë Hyrjes Portokalli gjatë orarit të operimit të qendrës.
KËMBIM VALUTOR
Ju mund të këmbeni paratë tuaja në pikën e Këmbimit Valutor “Yldon Exchange” që ndodhet në katin -2.
ATM
Në TEG ju mund të gjeni ATM nga operatorët: Banka Kombëtare Tregtare, Fibank, Raiffeisen Bank, Alpha Bank, Tirana Bank, OTP Bank, Union Bank, Intesa San Paolo.
LAVAZH
Brenda qendrës tregtare operon një lavazh profesional.
WIFI
Mund të navigoni falas në internet kudo që ndodheni në TEG.
HANDS FREE SHOPPING
Ju mund te dorëzoni çantat tuaja të blerjeve pranë Informacionit TEG ose ne jua marrim ato në dorëzim kudo në qendër. Mjafton të telefononi ekipin tonë 15 minuta para.
Të gjithë artikujt tuaj do të mbyllen dhe ruhen në dollape të sigurta, së bashku me informacionin tuaj të kontaktit dhe preferencat e dorëzimit.
INFO POINT
Informohuni rreth dyqaneve, shërbimeve dhe aktiviteteve të qendrës në këtë numër: +355 42 395 001
Sendet e Humbura
Nëse keni humbur një produkt në TEG na kontaktoni dhe do të asistoheni nga stafi ynë.
DEPOZITIM ÇANTASH
Gjatë orarit të operimit të qendrës, klientët mund të lënë bagazhet/pazaret/çantat e tyre, etj në një dollap me çelës, në katin zero të TEG.
STACIONE KARIKIMI PËR AUTOMJETET ELEKTRIKE
Në qendrën tonë tregtare ju do të gjeni stacione karikimi për automjetet elektrike, të vendosura në katin -1.
DHOMA E FALJES
Dhoma e faljes është një hapësirë e krijuar për të mirëpritur besimtarët, duke ofruar një mjedis të përshtatshëm për falje. Për këtë qëllim, në TEG ndodhen dy hapësira në katin 0 dhe +1.
Karta Dhuratë -TEG (shërbimi më i ri, së shpejti në TEG)
Dhurata perfekte për çdo rast! Për më shumë informacion, KLIKO KETU