Termat dhe kushtet
KUSHTET E PËRGJITHSHME
1. HYRJE
Marrëveshja e mëposhtme përshkruan kushtet dhe afatet që zbatohen për marrëdhënien ndërmjet jush dhe TEG SHPK.
Këto Kushte dhe Afate për Përpunimin e të Dhënave Personale (“Kushtet”) përcaktojnë mënyrën se si të dhënat personale të klientëve mblidhen, përpunohen, ruhen, përdoren, zbulohen dhe mbrohen nga Shoqëria në kuadër të veprimtarisë së saj.
Duke aksesuar këtë faqe, ju pranoni se është i ndaluar përdorimi i kësaj faqeje në mënyra të tilla që mund të jenë të dëmshme, të jashtëligjshme apo që përbëjnë mashtrim. TEG nuk mban përgjegjësi nëse, gjatë navigimit në këtë faqe, Ju mund të hasni problematika të ndryshme për shkak të mungesës së antivirusit, firewall apo browser të papërditësuar në pajisjen tuaj elektronike.
Të gjitha elementet e përdorura në këtë faqe, duke përfshirë elementë vizualë apo zanorë, përfshirë teknologjinë bazë, janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, marka tregtare ose patenta. Ato janë në pronësinë ekskluzive intelektuale të shoqërisë Tirana East Gate shpk. Kjo faqe përdoret sipas Kushteve të Përgjithshme që përcaktohen shprehimisht këtu. Klienti ka të drejtë ta përdorë këtë faqe vetëm për përdorimin e tij personal dhe çdo kopjim, përdorim i paautorizuar i elementeve të përdorura në këtë faqe, riprodhimi dhe/ose ripublikimi i tyre është i ndaluar.
Shkelja e këtyre kushteve i jep të drejtë TEG-ut t’ju heqë aksesin në këtë faqe apo për çfarëdolloj arsye tjetër që TEG konsideron të drejtë dhe të nevojshme.
TEG mund të vendosë në çdo kohë, të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë funksionalitetin e kësaj faqe. Në rast të punimeve të mirëmbajtjes, përditësimit apo përmirësimit të faqes, apo cfarëdo arsye tjetër përfshirë ato përtej kontrollit të arsyeshëm, TEG nuk mban asnjë përgjegjësi dhe nuk garanton aksesin e përhershëm në këtë faqe. Përpara se të përdorni këtë faqe interneti, ju lutemi të lexoni me kujdes termat dhe kushtet e përdorimit.
Këto terma dhe kushte përdorimi janë të zbatueshme për faqen e internetit www.teg.al
2. KONTROLLUESI I TË DHËNAVE
Kontrolluesi i të Dhënave përgjegjës për përpunimin e të dhënave personale është:
Tirana East Gate
Adresa: Tiranë, Farkë, Lundër, Qendra Tregtare TEG, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan
Email: e.minga@teg.al
Tel: +355 69 706 6829
Për çdo kërkesë lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale, klientët mund të kontaktojnë Shoqërinë duke përdorur të dhënat e kontaktit të mësipërme.
3. BAZA LIGJORE PËR PËRPUNIMIN
Shoqëria përpunon të dhënat personale bazuar në një ose më shumë nga bazat ligjore të mëposhtme:
- për t'iu përgjigjur kërkesave ose pyetjeve që dërgoni përmes faqes;
- për të komunikuar me ju lidhur me shërbimet, aktivitetet, ofertat ose informacionet e TEG;
- për të administruar regjistrimin, anëtarësinë, klubin e besnikërisë, përfitimet, shpërblimet dhe funksionalitetet e lidhura me MPC, kur këto janë të zbatueshme;
- për të administruar miratimet dhe preferencat tuaja, përfshirë komunikimet marketing, profilizimin ose cookie tracking, kur kërkohet pëlqimi juaj;
- për të dërguar komunikime transaksionale dhe, kur keni dhënë pëlqim, komunikime marketing;
- për të mirëmbajtur, monitoruar dhe përmirësuar faqen, aplikacionin, platformën dhe shërbimet tona;
- për të garantuar sigurinë e faqes, platformës dhe sistemeve tona, si dhe për të parandaluar përdorime të paautorizuara;
- për analiza statistikore dhe raportime të agreguara ose të anonimizuara;
- për të përmbushur detyrimet tona ligjore, kontraktore dhe operative.
Ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, përfshirë Ligjin nr. 124/2024 "Për mbrojtjen e të dhënave personale".
Në varësi të rastit, përpunimi mund të bazohet në:
- pëlqimin tuaj, veçanërisht për cookies jo të domosdoshme, komunikime marketing, profilizim ose gjurmim, kur kjo kërkohet nga ligji;
- interesin tonë të ligjshëm për të administruar faqen, për t'iu përgjigjur kërkesave, për të përmirësuar shërbimet dhe për të garantuar sigurinë e faqes dhe platformës;
- ndërmarrjen e hapave para lidhjes së një marrëdhënieje kontraktore ose përmbushjen e një marrëdhënieje kontraktore, për shembull lidhur me anëtarësinë ose përfitimet përkatëse;
- përmbushjen e detyrimeve ligjore.
4. COOKIES DHE GJURMIMI ONLINE
Faqja e internetit dhe aplikacionet e Shoqërisë mund të përdorin cookies dhe teknologji të ngjashme për qëllimet e mëposhtme:
- Përmirësimin e funksionalitetit të faqes së internetit;
- Analizimin e trafikut dhe performancës së faqes së internetit;
- Personalizimin e përvojës së klientit;
- Mbështetjen e aktiviteteve të marketingut dhe reklamimit.
Klientët mund të menaxhojnë preferencat e cookies përmes cilësimeve të shfletuesit ose mjeteve të menaxhimit të cookies.
Çaktivizimi i disa cookies mund të ndikojë në funksionalitetin e faqes së internetit.
5. INFORMACIONI I KONTAKTIT
Për çdo pyetje, kërkesë ose ankesë lidhur me përpunimin e të dhënave personale, klientët mund të kontaktojnë:
Tirana East Gate
Adresa: Tiranë, Farkë, Lundër, Qendra Tregtare TEG, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan
Email: e.minga@teg.al
Tel: +355 69 706 6829
6. POLITIKA E PRIVATËSISË DHE POLITIKA E COOKIES
Ju lutemi të aksesoni Politikën tonë të Privatësisë, ku do të gjeni informacion të detajuar mbi mënyrën se si TEG përpunon të dhënat personale.
Politika përfshin, ndër të tjera, informacion mbi identitetin dhe të dhënat e kontaktit të TEG si kontrollues i të dhënave, kategoritë e të dhënave personale që mblidhen, qëllimet dhe bazat ligjore të përpunimit, të dhënat teknike dhe masat e sigurisë së zbatuara, përdorimin e cookies dhe mjeteve të analizës (analytics tools), afatet e ruajtjes së të dhënave, rastet e ndarjes së tyre me palë të treta, si dhe të drejtat që ju gëzoni në lidhje me të dhënat tuaja personale dhe mënyrën e ushtrimit të tyre.
Ju lutemi të aksesoni Politikën tonë të Cookies ku do të gjeni informacion të detajuar lidhur me cookies-t e përdorura në këtë faqe interneti.