Rreth BALFIN GROUP
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimit më të suksesshëm në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, në Vjenë, nga Samir Mane, Grupi është sot i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Grupi ka një portofol të diversifikuar investimesh që përfshin sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, energjinë, logjistikën, edukimin dhe sektorin e argëtimit.
Grupi BALFIN ka rreth 5,500 punonjës, përkushtimi dhe pasioni i të cilëve mbeten faktori kyç i historisë së suksesit në më shumë se tri dekada.
Grupi BALFIN është një partner i besueshëm, që kryen aktivitete biznesi në një gamë të gjerë industrish në nivel ndërkombëtar, zbaton standardet më të larta të biznesit dhe etikës, gëzon një kapital të qëndrueshëm financiar, me burime njerëzore të jashtëzakonshme, dhe ka në fokus të veçantë inovacionin.