Orari: 10:00-21:00
Home
  • DYQANE
  • GASTRONOMI
    • Bare
    • Restorante
    • Fast food
sq
  • en
Slide 1 of 1

🐾 MIQTË KATËRPUTROSHË 🐾


01 - 04/04/2023
  • Events

Merr 🐶 mikun tënd më të dashur dhe eja në aktivitetin e katërputroshëve nga dt. 🗓️ 1-4 prill në TEG!💜

 

Me mbështetjen e Dog Coaching Center, TEG organizon sfilata me qenusha 🦮, intervista informative si dhe shumë surpriza të tjera! 😍

 

Mëso, luaj dhe adopto! 🐾

 

Nëse dëshironi të jeni pjesë e eventit, ju lutem të zbatoni RREGULLOREN si më poshtë:

1.Pronarët janë ligjërisht përgjegjës për sjelljen e qenit/maces së tyre dhe çdo dëm të shkaktuar nga ata.

2.Qentë dhe macet duhet të qëndrojnë patjetër brenda zonës së dedikuar.

3.Qentë e macet të jenë të shoqëruar me një të rritur të përgjegjshëm në çdo kohë dhe nuk mund të lihen pa vëzhgim apo të lidhur në një kolonë brenda pronës së qendrës.

4.Qentë dhe macet duhet të jenë të lidhur me një litar deri në 1.5 metra të gjatë dhe qafore/trupore.

5.Përdorni ambjentet e jashtme për të kryer nevojat e qenit/maces tuaj para se të futeni në qendër tregtare. Pronarët duhet të pastrojnë të gjitha mbeturinat e qenve/maceve MENJËHERË dhe t'i hedhin ato në koshin e mbeturinave në ambjentet jashtë të qendrës.

6.Qentë dhe macet duhet të jenë të vaksinuar dhe pa parazitë.

7.Qentë dhe macet duhet të mbajnë qetësinë dhe të mos bëhen kërcënim fizik për vizitorët e qendrës.

8.Qentë agresivë dhe qentë apo macet e sëmura nuk lejohen në ambjentet e qendrës.

TEG, be happy!