Orari: 10:00-21:00
Home
  • DYQANE
  • GASTRONOMI
    • Bare
    • Restorante
    • Fast food
sq
  • en
Slide 1 of 1

Jumbo

Orari

E Hënë - E Dielë 09:00-22:00

Në vitin 2011, Jumbo, dyqani më i madh i lodrave në Ballkan, u bë pjesë e Grupit Balfin. Aktiviteti kryesor i Jumbo është tregtimi i lojërave dhe artikujve për fëmijë, libra, kancelari, dekorime dhe produkte sezonale. Jumbo është marka më e dashur për fëmijë, por edhe për të rritur, për shkak të gamës së gjerë me mbi 30.000 produkte, shumëllojshmërisë së tyre, dizajnit unik dhe çmimeve më të mira në treg, gjë që e bën Jumbo tërheqëse për të gjithë. Jumbo u prezantua për herë të parë tek konsumatorët shqiptarë në vitin 2011, duke hapur dyqanin e parë në TEG dhe tjetrin në QTU. Por suksesi i Jumbo në plotësimin e nevojave dhe dëshirave të të gjithëve, nuk mund të ndalej këtu. Jumbo hapi dyqane në Fier, Shkodër, Durrës gjatë vitit 2018 dhe dyqanet në Elbasan dhe Vlorë në vitin 2020. Jumbo si pjesë e Grupit Balfin operon në 4 tregje të ndryshme në rajonin e Ballkanit, në Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi, me 21 dyqane. Plani i zgjerimit të Jumbo është investimi në një treg të ri, përtej rajonit të Ballkanit, në Moldavi.

Qëndroni gjithmonë të informuar!
Regjistrohuni sot dhe merrni oferta ekskluzive, kupona dhe surpriza pafund!

Regjistrohu