
Bottega Verde
- Orari
E Hënë – E Premte 10:00 – 22:00
E Shtunë – E Dielë 09:00 – 22:00
Bottega Verde, i ka fillimet e saj në vitin 1972, në Pienza, një qytezë toskane në Itali, midis Firences dhe Sienës e shquar për trashëgimninë natyrore, artistike dhe kulturore. Në këtë djep traditash, midis kodrave, vreshtave dhe fushave me grurë, hapet një dyqan i vogël herbalist në vitin 1972, i cili i dedikohet me pasion prodhimit dhe shitjes së produkteve kozmetike artizanale i bazuar në përbërësit natyral aktiv. Bottega Verde beson në bukurinë natyrale dhe të pastër, duke i dhënë përparësi lëndëve të para që na ofron natyra. Harmonia, ekuilibri dhe mirëqënia janë hapi i parë i çdo formule, dhe këtë e dëshmojnë pikërisht 300 përbërësit aktiv natyror që janë pjesë e një trashëgimie të çmuar përbërësish kozmetik.