Orari: 10:00-21:00
Home
  • DYQANE
  • GASTRONOMI
    • Bare
    • Restorante
    • Fast food
sq
  • en
Slide 1 of 1

Rregullore e parkimit


Orari i operimit

Orari i parkimit të automjeteve në TEG është 08:30 – 21:00 (përgjatë orarit të operimit të qendrës). Sendet me vlerë, së bashku me automjetin tuaj, nuk janë përgjegjësi e TEG.

Tarifat e parkimit

  1. Tarifat e parkimit do të aplikohen nga e hëna deri të premten.
  2. Ditën e shtunë, të diel dhe ditët e festave zyrtare* do të jenë falas për të gjithë vizitorët.
  3. Nga dita e hënë deri ditën e premte, tarifa e parkimit janë:

    E hënë – E premte Të shtunën, të dielën & ditët e festive zyrtare parkimi është falas.

    ORARET

    PAGESA

    0 - 2 orëFALAS
    2 - 4 orë200 Lekë
    4 - 8 orë400 Lekë
    8 - 12 orë500 Lekë
    Gjithë natën (21:00 - 08:30)1000 Lekë
    Abonim Mujor
    *E Hënë - E Premte (08:30 - 21:00)
    10,000 Lekë

    Për çdo informacion të mëtejshëm apo kërkesë, ju lutemi të na kontaktoni në parkingsupervisor@teg.al ose +355 68 80 82 934

  4. Në rast largimi nga qendra pa marrë automjetin tuaj, tarifa e shërbimit për parkim, pas orës 21:00 deri në orën 08:30, është 1,000 lekë.
  5. Abonim mujor në vlerën 10,000 lekë në muaj, vetëm gjatë orarit: E hënë - E premte, ora 08:30-21:00.
  6. Parkimi për motorat do të jetë falas gjatë orarit të operimit të qendrës.

Pagesa e biletave të parkimit

Çdo klient që do të përdorë shërbimin e parkimit, duhet të pajiset me biletën përkatëse në hyrje të parkimit. Pagesa duhet të kryhet në mënyrë automatike pranë makinerive të pagesave të pozicionuara në çdo hyrje të qendrës: në nivelin -1, -2 dhe në Hyrjen e Gjelbër të TEG. Koha në dispozicion, e vlefshme pas kryerjes së pagesës, për largimin nga parkimi, është 15 minuta. Në rastin e humbjes së biletës, klienti pajisjet me biletë të re pranë makinerive të pagesave, me një penalitet me vlerë 1,000 lekë.

Mjetet e lejuara

Lartësia e lejuar e parkimit është 2.1 m.

Kushtet dhe përgjegjësitë e përdorimit të parkimit

Klientët e qendrës, të cilët do përdorin shërbimin e parkimit janë të lutur:
  • Të parkojnë në mënyrë të rregullt sipas vendeve të caktuara për parkim;
  • Të ndjekin sinjalistikën orientuese dhe të zbatojnë rregulloren e parkimit;
  • Të ndjekin udhëzimet e stafit të parkimit;
  • Në raste incidentesh të mundshme, të mos largohen nga vendi i ngjarjes, por duhet të njoftojnë stafin e parkimit, dhe duhet të qëndrojnë derisa ngjarja të trajtohet nga stafi përgjegjës i sigurisë në qendër, ose nga organet kompetente të policisë;
  • Të kryejnë pagesën e parkimit, sipas tarifës së përcaktuar në këtë rregullore;
  • Nuk lejohet zënia e posteve të parkimit për invalidë dhe vendet e posaçme për karikimin e makinave elektrike;
  • Në rast emergjence zjarri ose alarmi, shmangni panikun dhe drejtohuni drejt shkallëve të emergjencës sipas sinjalistikës;
  • Klientët të cilët shkelin rregullat e parkimit nuk do t’ju lejohet akses.
Qendra tregtare TEG nuk do të jetë në asnjë rast përgjegjëse për dëmet ose humbjet ndaj zotërimeve apo sendeve të mbetura në automjetin e klientit. Qendra nuk do të jetë përgjegjëse për dëmtimet, shkatërrim, vjedhje etj. të automjetit të klientit, pavarsisht nëse janë apo jo dëmtime të shkaktuara nga një mjet ose një person në parkim ose në zonën përreth. TEG nuk ka asnjë përgjegjësi në lidhje me aksidente apo probleme të ndodhura në parkim ose zonën përreth. Duke hyrë në parkim me makinën e tij/saj dhe me marrjen e biletës në hyrje, përdoruesi i automjetit pranon automatikisht rregulloren e mësipërme.