Orari: 10:00-21:00
Home
  • DYQANE
  • GASTRONOMI
    • Bare
    • Restorante
    • Fast food
sq
  • en
Slide 1 of 1

H&M ♥ ALBANIA DYQANI I PARË H&M NË TIRANË HAPET NË 17 MARS


Tiranë -

H&M hap dyqanin e saj të parë në Shqipëri, në qendrën tregtare Tirana East Gate, më 17 mars në orën 10:30.

 

Duke festuar hapjen madhështore, klientët do të kenë mundësinë të zbulojnë oferta speciale dhe të përfitojnë deri në -50% ulje në veshjet e përzgjedhura, gjatë periudhës 17 deri më 19 mars. Në ditën e hapjes, klienti i parë në radhë do të marrë dhuratë një kartë H&M me vlerë 30.000 lekë, i dyti 18.000 lekë dhe i treti 12.000 lekë. Gjithashtu, 500 klientët e parë do të marrin nga një kartë me vlerë 1200 lekë dhuratë!

 

“Shtimi i Shqipërisë në rrjetin e rajonit është fare pranë dhe ne jemi shumë të emocionuar për inaugurimin e dyqanit tonë në Tirana East Gate! Synimi ynë është të jemi aty ku janë klientët tanë, duke u ofruar atyre një përvojë unike blerjeje, si përmes stilit dhe koleksioneve tona ashtu edhe përmes shërbimit të ekipit tonë të jashtëzakonshëm. Dyqani i ri do të prezantojë tendencat më të fundit, klasikët e pakohë duke frymëzuar të gjithë, që të mund të eksplorojnë stilin dhe të bëjnë zgjedhje më të qëndrueshme.” thotë Thomas Estrany, Menaxher Rajonal Shitjesh për H&M.

 

Hapja e shumëpritur zbulon një dyqan mbi 2000 m2, i projektuar për të ofruar një eksperiencë moderne dhe mikpritëse për klientët, përmes një game të gjerë veshjesh për gra, burra, adoleshentë dhe fëmijë, si dhe aksesorë. Orari i punës gjatë ditëve të javës do të jetë nga ora 10:00 deri në orën 21:00 dhe në fundjavë nga ora 9:00 deri në orën 21:00.

 

Për më shumë informacion na ndiqni në rrjetet tona sociale dhe në teg.al.

Qëndroni gjithmonë të informuar!
Regjistrohuni sot dhe merrni oferta ekskluzive, kupona dhe surpriza pafund!

Regjistrohu