Zara Home
Zara Home rihap dyqanin në Tirana East Gate në Tiranë
Tiranë, 27 Mars – Zara Home rihap dyert e dyqanit të saj të ndodhur në qendrën tregtare Tirana East Gate. Një hapësirë prej 376 m² e shpërndarë në ambientet e ndryshme që përbëjnë një shtëpi.
Materialet të ngrohta dhe organike, në nuanca neutrale, janë protagonistët në dekorimin e dyqanit. Sa i përket materialeve, kombinohen ato natyrale si llaçi natyral dhe dru me cilësi të lartë.
Klientët e Tirana East Gate mund të hyjnë në ambientet e ditës, si salloni dhe kuzhina, menjëherë nga hyrja, me një përzgjedhje të tekstileve për tryezë, enëve, takëmeve dhe gotave, të cilat përditësohen me propozime të ndryshme për çdo moment të sezonit.
Nga këto ambiente, kalohet në hapësirat e natës, si dhoma e gjumit dhe një zonë e dedikuar për më të vegjlit, që përfshin një hapësirë të veçantë për të porsalindurit, si dhe ide dekorative për dhomat e tyre, tekstile, mobilie dhe një zonë loje.
Në pjesën e pasme të dyqanit ndodhet zona e banjës dhe një hapësirë për kozmetikë, ku prezantohet koleksioni i aromave për shtëpi.
Teknologjia dhe Përvoja e Blerjes
Sa i përket teknologjisë, dyqani mishëron konceptin e shitjes me pakicë të Zara Home, i pajisur me mjetet më të avancuara teknologjike për t’u ofruar klientëve një përvojë të integruar në mënyrë të përsosur me platformën online.
Rreth Zara Home dhe Grupit Inditex
Zara Home është marka e arredimit të shtëpisë e Grupit Inditex. Koleksionet e saj ofrojnë gjithçka që nevojitet për të dekoruar ambiente të ndryshme me një stil të thjeshtë, por të përjetshëm. E lançuar në vitin 2003, marka operon tashmë në më shumë se 60 tregje me mbi 400 dyqane. Me zhvillimin e saj, fokusi i markës mbetet të shoqërojë dhe të lërë ndikim te klientët, gjithmonë me theks të qartë në cilësi. Me kalimin e kohës, Zara Home ka zhvilluar koleksione të veçanta frymëzuese, duke zgjeruar gamën e produkteve në oferta të stilit të jetesës.
Zara Home është pjesë e Grupit Inditex, së bashku me Zara, Pull&Bear, Massimo Dutti, Bershka, Stradivarius dhe Oysho. Me një model biznesi të udhëhequr nga inovacioni dhe shërbimi ndaj klientit, Inditex operon një platformë të integruar dyqanesh fizike dhe online në më shumë se 200 tregje. Kompania është gjithashtu e përkushtuar për të arritur neutralitetin klimatik deri në vitin 2040.