Festojmë ritmin e lumturisë në 15-vjetorin e TEG
Festojmë ritmin e lumturisë në 15-vjetorin e TEG
Këtë nëntor, Tirana East Gate (TEG) feston 15-vjetorin e hapjes së tij, duke e kthyer muajin në një festë kushtuar të gjithë vizitorëve, me oferta ekskluzive, aktivitete argëtuese dhe surpriza që do të zgjasin përgjatë gjithë muajit.
Që prej hapjes në nëntor 2011, TEG është konsoliduar si një nga destinacionet më të frekuentuara në Shqiperi, duke u bërë kështu pjesë e përditshmërisë së vizitorëve për blerjet e sezonit, takimet me miqtë, filma në kinema e shumë më shumë. Ndërkohë, për shumë familje, fundjavat në TEG janë kthyer në një traditë, me gamën e gjerë të argëtimit për të gjitha grupmoshat. Në 15-vjetorin e tij, TEG feston pikërisht këto momente që kanë shoqëruar rrugëtimin e tij ndër vite.
Nën konceptin "Festojmë ritmin e lumturisë", gjate gjithe muajit nëntor vizitoret do të gjejnë oferta të dedikuara nga markat e qendrës, aktivizime speciale dhe një atmosferë festive që do të ndihet në çdo cep të TEG. Përvjetori sjell një mundësi unike për të kombinuar përfitimet nga blerjet me eksperienca argëtimi dhe aktivitete për të gjithë familjen.
Fundjava e festës
- E premte, 13 nëntor, ora 18:00. Banda marshuese do të gjallërojë qendrën me muzikë dhe do të performojë në të gjithë qendrën dhe pranë Hyrjes së Gjelbër.
- E shtunë, 14 nëntor. Pasditja i kushtohet cirkut ndërkombëtar, me akrobaci dhe shfaqje për të gjithë familjen.
- E diel, 15 nëntor. Festa vazhdon me surpriza, muzikë dhe argëtim për çdo grupmoshe.
Oferta ekskluzive gjatë nëntorit
Festës i bashkohen edhe dyqanet, me oferta ekskluzive që i gjeni vetëm në TEG përgjatë nëntorit. Nga veshjet dhe aksesorët e sezonit te detajet për shtëpinë, vizitorët mund të zgjedhin diçka për veten apo për njerëzit e tyre të dashur, duke përfituar nga ofertat në dyqanet e tyre të preferuara.
TEG ju fton të bëheni pjesë e 15-vjetorit dhe të perjetoni së bashku ritmin e lumturisë që ka shoqëruar këtë rrugëtim ndër vite. Ndiqni rrjetet sociale të TEG për të zbuluar më shumë.
TEG është pjesë e Grupit BALFIN, një nga grupet më të mëdha dhe më të suksesshme të investimeve në Europën Juglindore.