Orari: 10:00-21:00
Home
  • DYQANE
  • GASTRONOMI
    • Bare
    • Restorante
    • Fast food
sq
  • en
Slide 1 of 1

Trendet e reja në TEG


Tiranë -

Nëse jeni duke shkuar në plazh apo planifikoni të vizitoni qytete të ndryshme këtë verë, ose keni ndonjë mbrëmje të madhe, padyshim që ekziston një trend në këtë sezon të ri Verë 2022 që ju përshtatet më së miri.

Gjatë verës, gjysma e argëtimit është padyshim përgatitja e garderobës. Pas një kohe të gjatë në karantinë, të gjithë kanë pritur me padurim mundësinë për të qënë jashtë dhe për të lëvizur deri në orët e vona. E çfarë tjetër mund ta tregojë më së miri këtë gëzim sesa ngjyrat e ndezura dhe rrobat e hapura, trendet më të fundit të kësaj vere?

Këtë verë, lërini në garderobë ngjyrat neutrale. Stilistët kanë treguar në pasarelat e tyre një sërë ngjyrash të ndezura, ku dominojnë ngjyrat e perëndimit të diellit, si dhe bluja dhe jeshilja e ndezur. Këtë do të keni mundësi ta vini re edhe në vitrinat e dyqaneve në TEG. Jemi të sigurt se te të paktën njëra do t’ju ngelet mendja.

Një trend tjetër i kësaj vere janë padyshim fustanet dhe veshjet e çara, për të ekspozuar trupin aq sa për t’i lënë pak vend fantazisë. Gjeni fustanin tuaj perfekt të mbrëmjes në një prej dyqaneve të TEG, ku mundësitë janë të shumta!

Ndërkohë për meshkujt, këtë verë vishuni hollë dhe lirshëm. Pantallonat e shkurtra dhe të gjëra dhe bluzat pa mëngë janë shumë në modë. Normalisht, si dhe tek femrat, ngjyrat nuk mund të mungojnë, prandaj hajdeni në TEG dhe bëni tuajat copëza nga koleksionet e reja të kësaj vere!

Trendet nuk mungojnë në TEG, prandaj ejani në qendër dhe shtojini garderobës tuaj gjallëri këtë sezon!

Qëndroni gjithmonë të informuar!
Regjistrohuni sot dhe merrni oferta ekskluzive, kupona dhe surpriza pafund!

Regjistrohu