Eja dhe provo shije të paharrueshme në TEG
Zgjerimi i TEG më në fund është pranë përfundimit! Ky zgjerim padyshim sjell mundësi të reja për t’u argëtuar, shije të reja ushqimi dhe padyshim një eksperiencë të re shopping me brande të njohura ndërkombëtare. TEG tashmë vjen me ambjente tërësisht të reja dhe mikpritëse.
Zona e gastronomisë në katin e parë të TEG ishte pjesa e parë e zbuluar nga procesi i zgjerimit. Tani zona e ushqimit është zgjeruar edhe më shumë, si dhe është ndërtuar një zonë tërësisht e re në pjesën e jashtme. Edhe zona ekzistuese e gastronomisë vjen tashmë me një pamje krejtësisht të re, moderne dhe komode.
Ky zgjerim ka sjellë edhe një sërë brandesh të njohura dhe të reja në TEG. TEG ka mirepritur gjithmonë brande ndërkombëtare si KFC dhe Burger King si destinacioni i duhur për zgjerimin e tyre dhe sigurisht vijon me shtimin e brandeve të reja si Pizza Hut, e shtrirë në më shumë se 100 vende të botës, për herë të parë në Shqipëri në ambjentet e TEG.
Në TEG, klientët janë në qendër të vëmëndjes. Ambjentet e reja sjellin inovacion në rehati dhe komoditet, duke iu përshtatur kështu kërkesave të të gjithëve. Restorantet dhe fast food në TEG dallohen për cilësinë, shumëllojshmërinë, por edhe korrektesën dhe shpejtësinë e shërbimit të tyre. Gjithashtu së shpejti, pritet të hapet dhe një kënd i ri lojërash modern për të gjithë fëmijët, ndërsa facilitetet për fëmijët e vegjël nuk mungojnë.
Ejani në TEG dhe shtojini ditës tuaj një eksperiencë plotësisht të re shijeje.