
Merja
- Orari
E Hënë – E Premte 10:00 – 22:00
E Shtunë – E Dielë 09:00 – 22:00
Ne prodhojmë produkte të cilat kanë kaluar me sukses çertifikime ndërkombëtare si: CODEX. Bimët që në disponojmë vijnë nga të gjithë cepat e mbarë Shqipërisë. Të gjitha këto bimë që ne kemi janë të egra, të marra direkt në natyrë. Një pjesë e vogël bimësh merret e kultivuar, por rritja e bimës është tërësisht në kushte natyrale, pa kimikate. Burimi i produktit është tepër i rëndësishëm për të pasur një efekt sa më të fuqishëm në organizëm, ne mundohemi në maksimum të sjellim tek ju bimë të egra të cilat janë vjelë në periudhën kur përbërësit kimik të tyre janë në sasinë më të lartë. Kështu ne sigurohemi që ju të keni një trajtim të efektshëm me këto bimë! Për ne çdo detaj ka rëndësi në dhënien e shërbimit dhe cilësisë!