Orari: 10:00-21:00
Home
  • DYQANE
  • GASTRONOMI
    • Bare
    • Restorante
    • Fast food
sq
  • en
Slide 1 of 1

GENTLI SHOES

Orari

E Hënë – E Premte 10:00 – 22:00

E Shtunë – E Dielë  09:00 – 22:00

Historia e Gentli Shoes është histori e afarizmit të dy brezave të një familjeje, të cilët ia përkushtuan dashurinë dhe pasionin tregëtisë me mjetin transportues më të përdorur të të gjitha kohërave – këpucën. Shkelzen dhe Suzana Domi vendosën të kyçen në tregëti me këpucë duke e hapur dyqanin e parë në vitin 1991. Fillimisht e orientuar vetëm kah këpucët e lëkurës, veprimtaria e Gentli Shoes zu të zhvillohej me hapa të paparashikueshëm, duke e vendosur kompaninë shpejt në pozitë udhëheqëse të tregut të këpucëve në Kosovë. Pas luftës së viteve 1997-1999, Gentli Shoes doli plotësisht e shkatërruar duke u detyruar të rifillojë nga fillimi. Besnik ndaj arsyes që “t'i shtojmë vlerë jetës së klientëve tanë” duke ofruar këpucë të cilësisë europiane, ne krijuam hapësirë për bashkëpunim me brendet më të njohura botërore dhe rajonale: Ciciban, Clarks, Vagabond, Steve Madden, U.S Polo, Bronx, Imac, Vizzano, Buffalo, Ambitious etj., të cilët i përfaqësojmë ekskluzivisht në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Qëndroni gjithmonë të informuar!
Regjistrohuni sot dhe merrni oferta ekskluzive, kupona dhe surpriza pafund!

Regjistrohu