Shërbimet
Transport Falas
Transporti për në Qendrën Tregtare "TEG" është FALAS. Nisja bëhet cdo 20 minuta nga qendra e Tiranes, nga ora 09:00 deri më 21:00.
Parking
Qendra Tregtare "TEG", ka 1500 vende parkimi, të cilat janë falas në dispozicion të blerësve. Nga këto 435 ndodhen në ambjentet e jashtme të qendrës dhe 1065 vende janë të mbuluara ndër te cilat 20 janë për invalid.
Vende Pushimi
Ju duhet një pushim ndërkohë që bëni shopping? Shfrytëzoni hapësirat e ideuara për një pushim relaksues
Ashensor
Ashensoret e nevojshëm për të lidhur parkingun nëntokë me hapësirën e qendrës do te jene 2. Gjithashtu ne dispozicion do te jenë shkallët elektrike për levizje nga kati i parë në katin e dytë dhe tapeti elektrik I cili do te mundësoje lidhjen me hipermarketin Carrefour.
Hipermarket
"Carrefour" hyn në Shqipëri me hipermarketin e parë të ndodhur në TEG - Tirana. Dyqani është vendosur në një hapësirë tregtare prej 7200 m2 dhe është organizuar në koherencë me konceptin e hipermarketeve Carrefour "çdo gjë nën një çati" . Hipermarketi "Carrefour" do t'u ofrojë klienteve " kënaqësinë e të blerit më lirë" duke synuar të bëhet shitësi me pakicë i preferuar i shqiptarëve.
Hapesira argetimi- IXY WORLD
Ixy World, këndi më i madh i lojrave, me një ambjent prej 2500 m2, i pari I këtij lloji ne Shqipëri, do të ofrojë argëtim për fëmijët e moshave të ndryshme nëpërmjet lojrave të shumëllojshme. Ambienti për fëmijë është konceptuar me hapësira të veçanta lojrash që përfshijnë argëtime që nga lojrat për më të vegjëlit e deri tek argetimet shumëdimensionale.
Shërbim Bankar
Procredit Bank dhe Raiffeisen Bank ju ofrojnë shërbimet bankare, si: hapje llogarie rrjedhëse, llogarie kursimi, të gjitha llojet e depozitave, të gjitha llojet e veprimeve në arkë, transferta parash, pagesa faturash, etj.
Këmbim Valutor
Për këmbim valutor mund të drejtoheni pranë Yldon Exhange.
Shërbim Sigurimi
Në qëndër ka një departament të specializuar sigurimi ku mund të drejtoheni për çdo problem.
Bar & Restorant
Ne qendrën tregtare TEG ju mund të zgjidhni një ndër 10 ambjentet e ndryshme për të shijuar një moment relaksi: Restoranti i madh me Vetshërbim si dhe Bar – kafet moderne të qendrës.
Shërbim klienti
Në hyrjen kryesore do të gjeni pikën e informacionit për t`ju përgjigjur të gjitha kërkesave tuaja.
