TEG
Tirana East Gate
Projekti më i ri i Balfin Group, do të jetë qendra më e madhe Tregtare në Shqipëri me një sipërfaqe ndërtimi prej 90,000 m2. "TEG"- Qendra Tregtare e Portës Lindore të Tiranës, e vendosur vetëm 4 km nga qendra e kryeqytetit, mes ajrit të pastër, rrethuar nga zona më e gjelbër e Tiranës, do të tërheqë vizitorë nga afër dhe larg dhe do të bëhet pjesa më interesante e kryeqytetit, duke ofruar për konsumatorin kënaqësinë e blerjeve dhe argëtimit.
Planet për qendrën tregtare përfshijnë një fasadë futuriste me një koncept magjepsës ndriçimi shumëngjyrësh dhe një arkitekturë spektakolare. Me konceptin novator, TEG do të sjellë një eksperiencë të re të blerjes dhe argëtimit në të gjithë rajonin. Pikat e forta të qendrës janë shumëllojshmëria e markave dhe produkteve, hapësira e gjerë për shitje, prezantimi i markave ekskluzive, hapësirat për argëtim, restorant-kafetë e adhurueshme, dhe komoditeti maksimal për klientët.
