image description

Jumbo

Ambienti i shumëpritur nga të gjithë familjet. Aty ku mund të blini gjithçka keni dëshiruar për fëmijët.

Hipermarketi "JUMBO" vjen në Tiranë pranë qendrës tregtare TEG me një sipërfaqe rreth 5000 m2. Ky hiper market do të tregtojë plot 25.000 artikuj të ndryshëm, si aksesorë, veshje për fëmijë, veshje për të rritur, një gamë të gjerë produktesh për bebe, dekore shtëpie, aksesorë kuzhine, kancelari, produkte sezonale dhe pet shop.

Qëllimi ynë kryesor mbetet përmbushja e kërkesave të konsumatorit në sektorin e shitjeve me pakicë të lodrave, artikujve për fëmijë, kancelarive, dhuratave e mallrave të ndryshme që i nevojiten çdo shtëpie. "JUMBO" ofron mundësi zgjedhjeje për të gjithë ata që kanë dashuri për lodrat dhe kanë nevojë për krijimtari, ndaj "JUMBO" fiton njohjen e njerëzve me shpejtësi.

"JUMBO" pjesë e "BALFIN" group, do të prezantohet për herë të parë në Shqipëri në qendrën tregtare TEG. Duke shfrytëzuar përvojen 25 vjeçare të kompanisë, produktet cilësore, shumëllojshmërinë dhe çmimet konkuruese kompania pretendon të jetë lider në tregun vendas.

Për herë të parë "JUMBO" është krijuar në Greqi dhe aktualisht numëron më shumë se 60 filiale hipermarketesh në vende si Greqia, Qipro, Bullgaria dhe Maqedonia.