Carrefour
Lideri Europian i shitjes me pakicë dhe rrjeti i dytë ne botë
"Carrefour", qe menaxhon afërsisht 10,000 dyqane në 32 vende në Europë, America Latine dhe Azi, hyn në Shqipëri me hipermarketin e parë të ndodhur ne TEG - Tirana.
Dyqani është vendosur në një hapsirë tregetare prej 10.000 m2 dhe është organizuar në koherencë me konceptin e hipermarketeve Carrefour te "çdo gjë nën një çati".
Dyqani do të prezantojë një gamë të gjerë të asortimentit si ushqimor ashtu edhe joushqimor, markat e veta ("Carrefour", "Carrefour Bio", "Carrefour Discount", "Tex", etj.) dhe artikuj promocionalë shumë tërheqës - të gjitha të ofruara me çmime shumë konkurruese dhe të përshtatura me shijet, preferencat dhe traditat e klientëve shqiptarë.
Punonjesit e "Carrefour" janë të devotshëm, të kujdesshëm dhe pozitivë dhe objektivi i tyre kryesor është të kënaqin klientet çdo ditë me cilësinë shumë të lartë e të garantuar të produkteve dhe shërbime perfekte. Hipermarketi "Carrefour" do t'u ofrojë klienteve "Kënaqësinë e të blerit me lire" duke synuar të bëhet shitësi me pakicë i preferuar i shqiptarëve.
